Telegrafi

Dyshime për limonin kancerogjen, AUV-i ende s’ka rezultate të analizave

Tregu i Kosovës është mbushur me limon që i vjen erë e rëndë, ngrihen dyshime për përmbajtjen.
Era e rëndë e limonit që blihet në tregun e Kosovës dhe raportimet për rrezikun se lëvorja e tij ka përmbajtje kancerogjene për shkak të kemikateve që i është nënshtruar, ka nxitur dyshime e frikë të qytetarët që e konsumojnë atë, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse limoni i dyshimtë është në treg tashmë dy muaj, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë ka marrë mostrat për analiza tek pasi në media është raportuar për mundësinë e rrezikut nga substancat kancerogjene.

Por kjo agjenci ka thënë se nuk e di se kur do t’i ketë gati rezultatet. Deri atëherë dyshimet mbesin te konsumatorët sikurse edhe “limoni me erë” në treg. /Telegrafi/