Site icon Telegrafi

Dyshime për korrupsion, sekuestrohen 11 superveturat e djalit të Presidentit (Foto)

Autoritetet në Gjenevë të Zvicrës kanë bërë konfiskimin e 11 veturave luksoze të cilat i përkisnin djalit të presidentit të Guinesë Ekuatoriale, Teodorin Obiang Nguema.

Ky veprim, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, janë bërë si vazhdimësi e hetimeve rreth përfshirjes së presidentit në korrupsion.

Zëdhënësi Henri Della Casa nga prokuroria e Gjenevës tha të enjten se makinat që i përkasin Teodorin Obiang Nguema u konfiskuan sot në zonën e mallrave në aeroportin e Gjenevës.

Sipas medieve të huaja, në veturat e konfiskuara përfshihet edhe një e llojit Bugatti Veyron me vlerë 2 milionë euro (2.2 milionë dollarë).

Obiang po përballet me një hetim paraprak në Zvicër në lidhje me një rast në Francën fqinje, ku ai përballet me gjyq për dyshime të keqpërdorimit të fondeve publike. /Telegrafi/

Exit mobile version