Turneu i “Spice Girls” është anuluar pas zënkës ndërmjet Mel B dhe Geri Horner, për shkak të deklarimeve të Melanie Brown se ka qenë në lidhje lesbike me kolegen e saj para 25 vitesh – ka raportuar Daily Mail.
Grupi i vajzave kanë caktuar koncerte në Amerikë, Australi, Azi dhe Evropë, mirëpo për shkak të zhvillimeve dramatike në javët e fundit, është thënë se turneu është anuluar.
Mel B kishte thënë në një emision se ka pasur aferë seksuale me Gerin, teksa kjo e fundit i ka mohuar këto pohime të koleges së saj.
Në këtë mënyrë ka nisur një zënkë ndërmjet dy këngëtarëve, teksa Mel C dhe Emma Bunton kanë ndërhyrë për t’i pajtuar, porse thuhet se nuk kanë pasur sukses, ashtu që turneu është anuluar.
Megjithatë, një zëdhënës i “Spice Girls” ka thënë për The Standard se këto raportime janë të pasakta dhe gënjeshtra. Në ditët në vijim pritet të mësohet e vërteta lidhur me vazhdimin apo anulimin e turneut të grupit të famshëm. /Telegrafi/