Dyshohet se tre janë autorët e atentatit në Vlorë dhe në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja.
Janë këto detajet e fundit që raportohen në lidhje me atentatin e ndodhur rreth orës 09:30 në Panaja të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë dy nga autorët të cilët kanë qëlluar në drejtim të “Mersedes B-Class” ku mbetën të vdekur dy persona, teksa i treti drejtonte automjetin.
Dyshohet se arma e përdorur nga autorët është kallashnikov.
Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Frakull të Fierit, disa kilometra nga autostrada Fier-Vlorë,e cila mendohet se është e autorëve. Në brendësi të automjetit, është gjetur edhe arma e përdorur prej tyre. /Telegrafi/