Site icon Telegrafi

“Dysheku i dashurisë” siguron seks me intensitet të lartë

Autori i shpikjes në fjalë Pali Tonelli ka deklaruar se ky dyshek do të bëjë lidhjen e çiftit në mënyrën më të përsosur. Dysheku është i pajisur me forma të përshtatshme për ta bërë jetën seksuale sa më komode dhe sa më të pëlqyer.

Tonelli i kënaqur me shpikjen  ka thënë, “Dysheku është i përbërë nga tre doreza në pjesën ku vendoset koka. Gruaja gjatë aktit mund të kapet në një nga këto doreza që janë integruar në dyshekun vetë, pastaj ka një bllok që vjen duke u hequr kur ju bëni dashuri, duke formuar një grup”, është shprehur ai.

Sipas kërkesës, dysheku është në dispozicion edhe me madhësi të ndryshme, të mëdha, të vogla, dhe madje edhe për furnizime nëpër hotele. Deri tani janë shitur pesëmbëdhjetë modele për shifrën 1.500 eurove. /NOA/

Exit mobile version