Telegrafi

Dyqind shkencëtarë ua tërheqin vërejtjen njerëzve të gjithë botës: Ky kimikat në shampon dhe sapun shkatërron organizmin!

Shkencëtarët tërheqin vërejtjen që produktet kozmetike përmbajnë kimikate të rrezikshme, të cilat shkatërrojnë shëndetin e njerëzve në gjithë botën

Triklosani dhe triklokarbani janë përbërës të shpeshtë të sapunëve dhe shamponëve antibakterialë, por mund të shkaktojnë telashe serioze shëndetësore.

Këto kimikate shkaktojnë reagim alergjik, shkatërrojnë hormonet, endokrinet dhe sistemin riprodhues, posaçërisht janë të rrezikshme për shtatzënat dhe fëmijët, transmeton Telegrafi.

Triklosani mund të shkaktojë rezistencën ndaj antibiotikëve, gjë që mund të rezultojë me përfundime fatale.

Shkencëtarët tërheqin vërejtjen që këto kimikate sjellin më shumë rrezik se sa dobi dhe kërkojnë që sa më parë duhet t’i tërheqin nga prodhimi. /Telegrafi/