IPKO po zgjerohet vazhdimisht. Sot, IPKO këtë zgjerim e ka bërë zyrtar me dyqanin e 20 të shitjes të cilin e ka hapur në qytetin e Klinës.
Ngjashëm sikurse në çdo dyqan të saj ekzistues, edhe në Klinë IPKO do të ofrojë përvojën më bashkëkohore për të gjithë përdoruesit e saj rezidencial me produktet dhe shërbimet e saj, kujdesin konsumatorë si dhe pajisjet më të reja mobile nga markat më të njohura botërore.
“Për ne gjithnjë ka qenë shumë e rëndësishme prezenca në sa më shumë lokacione dhe komunitete në gjithë Kosovën – dhe hapja e dyqanit tonë të 20 në treg është dëshmi e përkushtimit tonë për të qenë sa më afër përdoruesve tanë, me produktet dhe shërbimet më inovative në treg me shumicën prej të cilave jemi edhe lider të tregut. Ky zgjerim i IPKO-së do të vazhdojë edhe më tutje, derisa ne të sigurohemi që të gjitha zonat e dendura urbane të vendit tonë të kenë qasjen më të lehtë të mundshme në të gjitha shërbimet tona” ka thënë Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO.
Dyqani i ri i IPKO-së në Klinë ofron ambientin dhe dizajnin më modern të shitjes në qytet, i cili është i hapur dhe u mundëson përdoruesve të kenë mundësi të reja për shërbime dhe standardin e ri të blerjes së produkteve që ofron kompania më inovative e telekomunikimit në Kosovë.
Orari i punës në këtë dyqan është nga e hëna deri të shtunën, prej orës 8:00 deri në orën 20:00. /Telegrafi/