Telegrafi

Dyqani virtual i Windows bëhet me 10,000 aplikacione

Sipas Windowsphoneapplist, që monitoron numrin e aplikacioneve që janë në dispozicion në platformën mobile të Windows Phone 7 Marketplace, thuhet se tani numri i saktë i aplikacioneve në këtë sistem operativ është 10,191.

Megjithatë, ky numër i aplikacioneve është mjaft i ulët nëse e krahasojmë me ato që janë në dyqanin virtual të iOS ose Android, ndërsa për t’i arritur shifrat e tyre nevojitet edhe shumë kohë për Microsoft.

Sipas këtij raporti, thuhet se 1,262 aplikacione janë shtuar në Windows Phone 7 Marketplace gjatë dy javëve të kaluara, ndërsa kategoria më e famshme e aplikacioneve në këtë sistem operativ janë lojërat që janë 23 për qind e totalit të aplikacioneve mobile që i posedon kjo platformë. / Telegrafi /