Edhe prindërit njejtë sikur fëmijët, janë pak fëmijëror brenda vetes dhe “Hamleys” është frymëzues për të gjithë brezat.
“Hamleys” është një nga brendet më të njohura të lodrave në botë e që tashmë mund ta gjeni edhe në Kosovë, më konkretisht në Prishtina Mall.
Ishte viti 1760 kur William Hamley nga Britania e Madhe hapi dyqanin e parë të lodrave “Hamleys” në Londër.
Gjithçka nisi nga një ëndërr, dashuria e William për lodrat ishte po aq e fortë sa synimi i tij për të parë një buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të vegjël.
Kjo është arsyeja pse dyqani u mbush shpejtë me kukulla prej lecke, ushtarë prej teneqeje, kuaj lëkundës dhe lodra të tjera të njohura në atë kohë, të cilat fëmijët mund t’i shihnin dhe të luanin me to.
Ndërsa vitet kalonin raftet e dyqanit filluan të mbusheshin jo vetëm me kukulla, fenerë magjikë dhe anije, por edhe me pajisje sportive, shkopa kriketi dhe topa futbolli.
Në fund të vitit 1920 kur kriza ekonomike preku rëndë edhe lodrat “Hamleys”, e qeshura e fëmijëve nuk zhurmonte më, por dyqani i lodrave i mbijetoi edhe sulmeve ajrore dhe gjithë bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Hamleys” është i vetmi dyqan në botë që ishte pranuar nga familja mbretërore dhe femijët e tyre e kishin të lejuar të luanin dhe të rriteshin me lodrat “Hamleys”.
Popullariteti i “Hamleys” vijoi të rritej edhe gjatë shekullit XXI duke qenë prezent ne 90 shtete të ndryshme të botës me 225 dyqane , dhe lodrat “Hamleys” tashmë janë kthyer në fenomen botëror, e Prishtina mbetet destinacioni i radhës.