Telegrafi

Dyqan me ëmbëlsira “të kripura”

Policia berlinase ka mbyllur dyqanin në të cilin është mundur të blihen çokolatat e spërkatura me kërpudha halucinogjene dhe marihuanë.

Pronari njëzetetrevjeçar i një dyqani në lagjen lindore të Berlinit, Prenzlauer Berg, e njohur për jetën e natës, është arrestuar nën akuzën për shpërndarje të drogës.

"Në dyqan kemi gjetur 120 copë çokolata të spërkatura me kërpudha ‘magjike’ dhe një numër më të madh të lëpizave me marihuanë", ka njoftuar policia.

Policia ka shtuar se një blerës, i cili dukej si i fjetur, është arrestuar pasi që nga polici në dyqan ka tentuar të blejë një qese të madhe përplot me çokolata halucinogjene.