Site icon Telegrafi

Dyndje në kufi për festat, në Morinë janë të shumtë ata që vijnë në Shqipëri, por edhe që shkojnë në Kosovë

Këto ditë të fundvitit pika e kalimit kufitarë në Morinë po ndeshet me fluks të lartë lëvizje.

Vetëm për 24 orë kanë hyrë e dalë në këtë pikë 25 mijë shtetas. Në hyrje janë përpunuar të dhënat e 9573 shtetas me 3719 automjete.

Ndërsa në dalje 15495 shtetas me 4,787 automjete. Ndërkohë janë shmangur radhët në kufi falë lëvizjes së lirë duke punuar me procedurë të përshpejtuar.

Aktualisht po punohet me 8 sportele në të dy kahet e kufirit të Morinit.

Shumë qytetarë si nga Kosova, por edhe nga Shqipëria zgjedhin që pushimet e festave t’i kalojnë duke vizituar vendet turistike.

Lëvizja gjatë festave rritet edhe për arsye se shumë emigrantë vijnë nga vendet e Evropës ku edhe punojnë për të kaluar pushimet në vendlindje me të afërmit. /tch/

Exit mobile version