Kompania e prodhimit të këtyre mjeteve identifikimi ka nisur prodhimin e shpejtë të pasaportave në afat dy ditor me një shumë prej 150 mijë lekësh të vjetra.
Start njofton se qytetarët kanë pritur me orë të tëra nëpër sportele, pasi mungojnë kuponët përkatëses për shkak të numrit të madh të aplikimeve.
Shqiptarët tashmë do të kenë mundësi të udhëtojnë në vendet e zonës Schengen pa pasur nevojë të pajisen me vizë. Për ta do të jetë më e lehtë për të takuar të afërmit e tyre, duke qëndruar në shtetet përkatëse deri në tre muaj. /Telegrafi/