Telegrafi

Dynamo Kyiv 0-4 Barcelona, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë Braithwaite dhe Dest

Barcelona ka arritur të marrë një fitore të lehtë në udhëtim te Dynamo Kiyv me rezultat të thellë 0-4.

Pas 45 minutave të para rezultati ishte i barabartë 0-0, ndërsa në pjesën e dytë katalunasit shkëlqyer.

Sergino Dest dhe Antoine Griezmann shënuan nga një gol ndërsa Martin Braithwaite me dy gola të tjerë ishin realizuesit për Barçën.

Pikërisht sulmuesi danez Martin Braithwaite që shënoi dy gola e një asistim ishte lojtari i ndeshjes me notën 9,0.

Paraqitje shumë të mirë pati edhe Sergino Dest si dhe lojtarët si Mingueza, Alena, Ter Stegen e Trincao.

Nota më e dobët në këtë sfidë shkoi për portierin vendas Bushchan si dhe futbollistët Zabarnyi e Shaparenko. /Telegrafi/