Janë duke vazhduar kërkimet për 12 djemtë e rinj dhe trajnerin e tyre të futbollit, të cilët të shtunën janë zhdukur pa gjurmë pranë një shpelle në pjesën veriore të Tajlandës.
Djemtë e moshës nga 11 deri në 15 vjeç, dhe trajneri i tyre 25-vjeç, janë zhdukur pas përfundimit të ushtrimeve. Biçikletat, atletet dhe gjësendet tjera, janë gjetur para shpellës Tam Luang Nang Non, transmeton Telegrafi.
Kërkimet kanë filluar pasi nëna e njërit nga adoleshentët ka lajmëruar rastin në polici, se djali i saj nuk është kthyer në shtëpi pas trajnimit.
Ekipet e zhytësve nuk kanë arritur të futen në thellësi të shpellës, ku dyshohet se fëmijët së bashku me trajnerin kanë mbetur të ngujuar, ka njoftuar zyrtari i parkut nacional ku edhe gjendet shpella, Kamolcha Koch.
Policia ka shtuar se kanë në shpellë kanë gjetur gjurmë të djemve të zhdukur, njëri nga baballarët e djemve të zhdukur ka deklaruar se shpreson se fëmijët kanë mbetur të ngecur në shpellë, dhe se gjenden diku në një zonë më të sigurt dhe po presion ekipet e shpëtimtarëve.
Kjo shpellë shpesh përmbyset për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që në Tajlandë zgjasin për më shumë se shtatë muaj. Ajo është rreth tetë kilometra e gjatë. /Telegrafi/
Thai authorities are searching for a missing football team believed to be trapped inside a flooded cave. Twelve boys aged 11 – 15 and their coach reportedly entered the cave in Chiang Rai province before a storm flooded the entrance. #7News pic.twitter.com/MvMkCBGEIz
— 7NEWS Adelaide (@7NewsAdelaide) June 25, 2018