Dymbëdhjetë persona u vranë kur një aeroplan është rrëzuar mbrëmë në Papua, Guine e Re, njoftuan sot autoritetet e këtij shteti.
Aeroplani ishte duke fluturuar në perëndim të Paqësorit, kur motori i tij ka dështuar . Ai u rrëzua në një moçal afër pistës për zbritjeje në Kiunga, raporton AFP.
“Dje kemi pësuar një tragjedi, një aksident ajror. Një avion i vogël që mbërriti nga Oksapmini, pak para uljes, u rrëzua në moçal, dhe të gjithë udhëtarët, duke përfshirë pilotin, kanë vdekur”, tha komandanti i policisë së Kiunga, Joe Puri për mediat lokale.
Transmetuesit vendorë thanë se në mesin e të vdekurve janë edhe tre fëmijë, ndërsa mediat australiane konfirmuan se piloti ishte shtetas australian.