Telegrafi

Dymbëdhjetë të arrestuar për sulmin terrorist në Londër

Dymbëdhjetë persona janë arrestuar pas sulmit terrorist në Londër, i cili ka lënë shtatë persona të vdekur dhe 48 të plagosur.

Arrestimet në Barking, në lindje të Londrës, vijnë pas një bastisje në një banesë që i përket njërit prej tre sulmuesve, bën të ditur BBC.

Sulmuesit u qëlluan për vdekje nga tetë policë që qëlluan 50 plumba./KP/