Site icon Telegrafi

Dymbëdhjetë nga shakatë dhe ‘memet’ më të mira të Twitter për ‘apokalipsin’ e shenjës blu të Elon Musk-ut

Që nga fillimi i “mbretërimit” të Elon Musk në Twitter, ai ka kërcënuar se do të heqë verifikimin e “trashëguar” – i përbërë nga një shenjë e bardhë në një rreth blu pranë emrit të llogarisë – që i parapriu mandatit të tij.

Madje, Musk e paracaktoi 1 Prillin si datën e fillimit të heqjes së tyre, datë e cila erdhi dhe shkoi pa asnjë ndryshim, qoftë për shkak të paaftësisë apo për shkak të një shakaje të 1 prillit. Por më 20 prill ai në fakt e bëri atë.

Pothuajse të gjitha 407 llogaritë e Twitter me verifikimin e “trashëguar” i humbën shenjat e tyre verifikimit. Përjashtimet e vetme ishin vetëm abonentët e shërbimit të ri Twitter Blue – dhe disa të famshëm sikurse Stephen King dhe LeBron James, shkruan Gizmodo, përcjell Telegrafi.

Musk më vonë tha se ai personalisht po paguan për abonimet e tyre, diçka që asnjëri prej yjeve duket se nuk e dëshiron.

Ashtu si me të gjitha ndryshimet e diskutueshme të Musk në faqen e rrjeteve sociale, përdoruesit e Twitter u përgjigjën me një përzgjedhje të këndshme “memesh”.

Mashtruesit gjithashtu duket se po shfrytëzojnë mundësinë për të imituar figura dhe organizata të shquara që kanë humbur shenjat e tyre të verifikimit. /Telegrafi/

Exit mobile version