Telegrafi

Dymbëdhjetë ‘migrantë’ u gjetën ‘duke luftuar për të marrë frymë’, në pjesën e pasme të kamionit në një autostradë në Angli

Dymbëdhjetë persona që besohet të jenë migrantë janë gjetur në pjesën e pasme të një kamioni në një autostradë pasi policia u thirr duke thënë se ata kishin vështirësi të merrnin frymë.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, oficerët ndaluan disa kamionë në autostradë para se të gjenin kamionin që po kërkonin.

Ata u thirrën në rrugë afër Chertsey pasi morën raporte për një shqetësim për sigurinë menjëherë pas orës 11 të mëngjesit.

Dhe lidhur me ngjarjen, policia e Surrey ka thënë se oficerëve iu dha një përshkrim shumë i kufizuar i një kamioni dhe u tha që njerëzit në bord po luftonin të merrnin frymë.

“Kjo rezultoi që policia të kishte nevojë për të ndaluar një numër kamionësh shpejt për të provuar dhe identifikuar atë të përfshirë”.

“Njëmbëdhjetë burra dhe një grua, që besohet të jenë migrantë klandestinë, u gjetën në pjesën e pasme të kamionit”.

Më pas ata janë kontrolluar nga mjekët në anë të rrugës dhe janë marrë në mbrojtje nga policia ndërkohë që shërbimet e imigracionit do të merren me çështjen. /Telegrafi/