Telegrafi

Dymbëdhjetë megapiksela për celularë

Nga Samsung vijnë sensorët CMOS për shfrytëzim në celularët e avancuar. Janë dy modele, 8 e 12-megapiksela, e që të dyja janë të llojit të ashtuquajtur back-illuminated që u mundëson atyre fotografim më kualitativ edhe në kushtet e dobëta të ndriçimit.

Pos kësaj, sensorët mbështesin edhe incizimin e video materialeve me rezolucion 1080p me 30 fotografi për sekondë në modelin me rezolucion më të vogël, si dhe 60 fotografi në sekondë në sensorin e avancuar prej 12 megapikselash. Dimensionet e sensorit janë 8.5 x 6 milimetra.

Këta sensorë do të paraqiten në panairin MWC, mirëpo në prodhim masiv nuk do të shkojnë para tremujorit të këtij viti. /Telegrafi/