Site icon Telegrafi

Dygolësh nga Balotelli, intervenime vendimtare nga Muriq – dy protagonistët e fitores së Demirspor

(Foto: Twitter/habermarmara)

Adana Demirspor ka regjistruar fitore të rëndësishme në udhëtim te Rizespor duke triumfuar me rezultat 3-1.

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, ishte protagonisti i këtij takimi, në të cilin ia doli të shënonte dy gola.

Birkir Bjarnason e hapi serinë e golave për skuadrën vizitore (27’), ndërsa SuperMario shumë shpejt e dyfishoi epërsinë (33’) dhe me rezultatin 2-0, ekipet shkuan në pushim.

(Foto: Twitter/Deper Sports)

Një tjetër gol, Balotelli e shënoi në fraksionin e dytë të lojës duke u treguar fantatsik nga gjuajtja e lirë (71’). Golin e nderit për ekipin vendas e realizoi Yusuf Sari në minutën e 80-të të takimit.

Vendimtar për fitoren e  Demirspor ishte edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, falë pritjeve të të cilit skuadra e tij arkëtoi pikë të plota.

https://twitter.com/AdsDernegi/status/1490349285220700161

Derisa Mario Balotelli (8.7) ka marrë notën më të lartë në takim, menjëherë pas tij ndodhet portieri shqiptar (8.3).

Fatkeqësisht, Arijanet Muriq u detyra ta lëshonte fushën në minutën e 79-të të takimit për shkak të një lëndimi. Derisa ai ishte në portë, skuadra e tij nuk pranoi gol. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=HbcJys25XOY

Exit mobile version