Telegrafi

Dyfishohet vlera e Donis Avdijajt në tregun e transferimeve

Donis Avdijaj është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë në kampionatin holandez.

Nënshkrimi me skuadrën Willem II duket se i ka bërë mirë reprezentuesit kosovar.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova ka luajtur 18 ndeshje këtë edicion me fanellën e Willem II, 15 në kampionat dhe tri në Kupën e Holandës.

Lexo po ashtu Lajmet për Donis Avdijajn

22-vjeçari ka arritur të shënoj tetë gola në të gjitha garat por duke asistuar edhe në gjashtë të tjerë.

Këto statistika kanë bërë që vlera e tij të dyfishohet në tregun e transferimeve.

Tani Avdijaj sipas ‘transfermarkt.de’, vlerësohet dy milionë euro, një milionë më shumë.

Kujtojmë që istogasi ka treguar formë të mirë edhe me fanellën e Kosovës ku ka shënuar dy gola.

Avdijaj kishte luajtur edhe më parë në Holandë, kur ishte i huazuar tek Roda JC nga Schalke 04. /Telegrafi/