Site icon Telegrafi

Dyfishohet shitja e limonadave, mësoni arsyen interesante

Tingëllon si e çuditshme, por ja që është e vërtetë. Të paktën sipas ekspertes së industrisë së lëngjeve të freskëta, Natalie Sexton.

Ajo është aktualisht drejtoresha e marketingut e një kompanie të prodhimit të lëngjeve dhe ka rrëfyer për The Huffington Post se që nga publikimi i albumit “Lemonade” të Beyonce kompania ka dyfishuar shitjen e limonadës natyrale, çaj limoni dhe limonadë luleshtrydhesh.

“Njerëzit po pinë limonada dhe po postojnë fotografi të tyre me Beyonce. Nuk mund të pini limonadë pa menduar për të”, ka thënë Sexton, transmeton TCH.

Sigurisht që shtimi i konsumit të limonadës mund të lidhet edhe me rritjen e temperaturave dhe afrimin e verës, por ja që këtë radhë Bey ka goditur në shenjë.

Exit mobile version