Përpunimi i mallrave tranzit me destinacion Kosovën gjatë vitit 2019 është rritur me 110,6% krahasuar me vitin paraardhës.
Autoriteti Portual Durrës ka bërë të ditur se “gjatë vitit që lamë pas, në kalatat e portit më të madh të vendit janë përpunuar 31 anije me afro 106 mijë tonë mallra, të cilat janë nisur më pas drejt Kosovës. Gjatë vitit 2018 në portin e Durrësit janë përpunuar vetëm 14 anije me 50 mijë tonë mallra”.
Nga Durrësi drejt Kosovës janë nisur mallra të ndryshme tranzit, kryesisht materiale ndërtimi, si llamarinë (36 803 tonë), hekur (32 162 tonë), xhama (13 380 tonë), gjithashtu dhe grurë, çimento, melaminë apo plehra kimikë, me destinacion Kosovën.
Gjatë 2019 konstatohet një rritje prej 110,6% në përpunimin e mallrave tranzit me destinacion Kosovën krahasuar me vitin paraardhës.Në portin më të madh të vendit gjatë vitit që lamë pas janë përpunuar 31 anije dhe 106,000 ton mallra tranzit të cilat janë nisur drejt Kosovës🇦🇱🇽🇰 pic.twitter.com/WlEwEah6wY
— Port of Durrës (@DurresPort) January 13, 2020