Telegrafi

Dyfishohet përdorimi i internetit nga pajisjet mobile

Të dhënat nga Ericsson, kompania e cila mbledh shumicën e parave nga shitja e harduerit tek kompanitë e telefonisë mobile, thonë se në gjashtë-mujorin e parë të vitit 2010 deri në gjashtë-mujorin e parë të këtij viti, trafiku i internetit në pajisje mobile është dyfishuar.

Rritja e përdorimit të internetit në telefon varet shumë me cilësinë e telefonit mobil. Sipas Ericsson, një përdorues aktiv i një telefoni të mençur mobil gjeneron mesatarisht rreth 1MB trafik, gjatë një dite të vetme.

Faktorët si, madhësia e ekranit, mosha dhe çmimi kanë një korrelacion më të madh me trafikun mesatar, krahasuar me sistemin operativ të pajisjes mobile.

Prej 5 deri në 10 për qind e përdoruesve të telefonave të mençur mobil janë të gatshëm që të shpenzojnë deri në 40 minuta në ditë, për të shikuar video online. Mirëpo, zakonisht një përdorues mesatar shpenzon jo më shumë se 30 sekonda video online, brenda një dite.

Përfundimisht, rritja e madhe dhe e shpejtë e këtij trendi i atribuohet kryesisht videos, si dhe ndryshimit të përdorimit të pajisjeve mobile. / Telegrafi /