Telegrafi

Dyfishohet deficiti buxhetor i Gjermanisë

Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave “Destatis”, e që transmeton “Koha” deficiti buxhetor gjerman në gjysmën e parë të vitit, i llogaritur sipas metodologjisë së Marrëveshjes së Mastrihit, është rritur në 42.8 miliardë euro.

Kjo është 3.5 për qind e bruto produktit vendor (GDP), krahasuar me 18.7 miliardë euro një vit më parë, ka njoftuar revista amerikane “Wall Street Journal”.

Gjermania në këtë mënyrë do të shkelë rregullat e BE-së, të cilat kërkojnë që deficiti buxhetor nuk duhet të jetë më i madh se 3 për qind e GDP-së. /Telegrafi/