Telegrafi

Dyfishohen shitjet e tabletëve, zvogëlohet pjesa e tregut të Apple

Sipas raportit të IDC, dërgesat e tabletëve kanë arritur në 49.2 milion njësi të shitura në periudhën Janar-Mars, një rritje prej 142.4 për qind nga periudha e njejtë e vitit të kaluar.

Samsung, Asus, Microsoft dhe Amazon kanë parë rritje të pjesës së tregut të tabletëve duke shtuar konkurrencën ndaj Apple. Mirëpo, rritjen më të madhe të tregut duket se po e përfaqësojnë tabletët me çmime të ulët të kompanive aziatike.

Shumica e këtyre tabletëve kanë ekran të madhësisë 7 inç dhe janë të bazuar në sistemin operativ të Google, Android. Tabletët Android kanë bërë rritje prej 56.6 për qind në cerekun e Marsit në krahasim me rritjen e iPad të Apple prej 39.6 për qind. /Telegrafi/