Një banor nga fshati Kravasari i Malishevës ka gjetur vdekjen pasi që dyert e oborrit kanë rënë mbi trupin e tij.
Në raportin e Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orëve të paradites.
Siç thuhet më tej, i ndjeri ishte duke punuar dhe për shkaqe të panjohura dyert e oborrit kanë rënë mbi trupin e tij.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë ku dhe ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.