Site icon Telegrafi

Dyert e ashensorit u mbyllën papritmas, fëmija i lidhur me kujdestaren u tërhoq zvarrë për disa minuta

Në ashensorin e një ndërtese në Kinë, ndodhi një ngjarje e pazakontë, që ka mundur t’i shkaktonte lëndime serioze një fëmije.

Kjo dyvjeçare që ishte e lidhur me një litar me kujdestaren e saj, mbeti vetëm në ashensor, në momentin që dyert u mbyllën papritmas dhe kabina nisi të zbriste poshtë, transmeton Telegrafi.

Për disa minuta, vogëlushja qëndroi e kapur në pjesën e sipërme të dyerve, derisa ra me rreptësi poshtë.

Megjithatë, duket se nuk pësoi ndonjë lëndim dhe vazhdoi të luante me butonat, që i japin komanda lëvizjes së ashensorit.

Litarët që përdoren për lidhje mes fëmijëve dhe prindërve apo kujdestarëve, janë konsideruar shpesh si jo të përshtatshëm edhe pse përdoren për të qëndruar së bashku dhe mos humbur në turma. /Telegrafi/

Exit mobile version