Site icon Telegrafi

Dybala po bën përpjekjet e fundit që të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Evropës

Roma dhe Sevilla do të përballen të mërkurën mbrëma në finalen e madhe të Ligës së Evropës.

E në dyshim për këtë finale të madhe është ylli më i madh i Romës, Paulo Dybala i cili vazhdon të jetë i lënduar.

Sulmuesi argjentinas nuk është në gjendjen e tij më të mirë, i cili ka pasur shqetësime javëve të fundit.

Lexo po ashtu Roma me dy mungesa të mëdha në finalen e Ligës së Evropës?

29-vjeçari nuk udhëtoi me skuadrën për në Firence në fundjavë duke vazhduar stërvitjen në Romë me stafin e skuadrës për t’u rikuperuar.

Dybala synon të jetë me ekipin të mërkurën ndaj Sevillas të paktën në stol, duke u aktivizuar në pjesën e dytë.

Lexo po ashtu Mourinho: Nuk jam i shqetësuar për të shkruar emrin tim në librat e historisë së Romës, por dua t'ua kthejë tifozëve dashurinë

Reprezentuesi argjentinas nuk është paraqitur për Romën që nga ndeshja e parë në Olimpico ndaj Bayer Leverkusen, derisa vazhdon të punojë fortë që të jetë i pranishëm në finalen e Budapestit.

Gjithsesi mediat italiane kanë raportuar se Dybala do të jetë gati, por është një strategji e Jose Mourinhos duke thënë se po e bën gati ekipin pa argjentinasin. /Telegrafi/

Exit mobile version