Telegrafi

Dybala: Nuk kam coronavirus, jam duke e pritur testin – kini kujdes dhe qëndroni në shtëpi

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, edhe një herë ka hedhur poshtë thashethemet se ai ka coronavirus, duke shtuar se të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi, ashtu siç është duke bërë ai.

Ishte spekuluar javën e kaluar se ylli argjentinas kishte prekur me coronavirus, por Dybala siguron se kjo nuk është e vërtetë.

“Ne jemi një ekip i madh, nuk brohorasim për këtë apo atë, apo ngjyrat politike. Këshilla e vetme që dua t’u jap të gjithëve është të qëndroni në shtëpi, ashtu siç jam duke bërë unë”.

“Një thashetheme i rremë ishte shfaqur për mua që jam me COVID-19. Jo në rastin tim, megjithëse padyshim që unë po i bindem periudhës së izolimit vullnetar si të gjithë të tjerët”.

“Në ditët e ardhshme, unë do të di rezultatin e testeve. Shpresoj se nuk kam virus, por nëse e jam, do të vazhdoj në karantinë”, ka shkruar Dybala në Instagram.

Mjekët dhe infermierët e Italisë janë detyruar të punojnë pa ndalë në këto ditë, dhe Dybala kishte një mesazh për ta.

“Dua të falënderoj mjekët dhe infermierët e spitaleve që po rrezikojnë shëndetin e tyre, por po japin një dorë të jashtëzakonshme”.

“Dua t’i ngushëlloj të gjithë njerëz që kanë humbur të dashurit”.

Paulo Dybala. (Photo by Daniele Badolato – Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

“Njerëzit po punojnë shumë për të gjetur një kurë, dhe shpresoj që ta gjeni së shpejti, kështu që nuk do të ketë më raste”.

“Në Itali po përhapet shpejt, dhe shpresojmë se do të zgjidhet së shpejti.”

Dybala gjithashtu kishte një mesazh për vendin e tij, Argjentinën, duke thënë që të kenë kujdes dhe të mos e nënvlerësojnë situatën.

“Kini kujdes dhe respektoni rregullat”, ka shkruar ia në fund. /Telegrafi/