Site icon Telegrafi

Dybala mund të lihet jashtë kombëtares argjentinase për ndeshjet miqësore të marsit?

MOSCOW, RUSSIA - NOVEMBER 11: Denis Glushakov of Russia vies for the ball with Paulo Dybala of Argentina during an international friendly match between Russia and Argentina at Luzhniki Stadium on November 11, 2017 in Moscow, Russia. (Photo by Epsilon/Getty Images)

Paulo Dybala mund të lihet jashtë kombëtares argjentinase për ndeshjet miqësore të marsit, me Lautaro Martinezin që do ta zë vendin e tij.

La Joya ka bërë vetëm një paraqitje që nga lëndimi i pësuar ndaj Cagliarit me 6 janar, ndërsa sot pritet të jetë në fushë ndaj Atalantas.

Albicelestet do të luajnë me Italinë dhe Spanjën, me Jorge Sampaolin që do të bëjë publike listën të enjten.

Sipas Clarin, Dybala nuk do të përfshihet në këtë listë.

Dybala dhe Higuain

Në vend të tij pritet të thirret Lautaro Martinez, i cili mund të nënshkruajë me Interin këtë verë.

Sampaoli ka qenë në ndeshjen ndaj Cruzeiro të enjten ku e përcjelli Martinezin, i cili shënoi het-trik ndaj Racing Club.

Lautaro Martinez. (Photo by Agustin Marcarian/Getty Images)

Trajneri e ka përcjell lojtarin edhe ndaj Huracan, ku po ashtu shënoi het-trik.

Në ditët e fundit ka pasur fjalë se edhe Mauro Icardi mund të mbetet jashtë kombëtares. /Telegrafi/

Exit mobile version