Telegrafi

Dybala gëzon Romën, mësohet data e rikthimit të tij

Paulo Dybala është lënduar në sfidën mes Cagliarit dhe Romës, ku i trembi jo pak të gjithë në ambientin e klubit kryeqytetas italianë.

Mirëpo tani është raportuar se Dybala do të rikthehet shumë më shpejtë se sa u mendua fillimisht.

Calciomercato ka raportuar se sulmuesi argjentinas ka punuar jashtëzakonisht shumë ditëve të fundit të pushimit dhe rikthimi i tij në fushë do të bëhet më shpejtë se sa u mendua.

Lexo po ashtu Gëzohen te Roma, Dybala dhe Pellegrini do të jenë gati për Interin

Gjuri i tij i majtë është shfryrë dhe ka qenë vet Dybala që ka bërë një punë të madhe.

Megjithatë për rikthimin e tij duhet pritur pak, pasi do t’i humbas dy ndeshjet e ardhshme të Romës ndaj Monzës në kampionat dhe Slavia Pragës në Ligën e Evropës.

Lexo po ashtu Dalin detaje të reja rreth lëndimit të Dybalas

Ylli argjentinas pritet të jetë në fushë ndaj Interit, por jo si titullar. /Telegrafi/