Telegrafi

Dybala: E pres momentin, Messi i pari merr përgjegjësi

BRONNITSY, RUSSIA - JUNE 19: Paulo Dybala of Argentina gestures during a press conference at Stadium of Syroyezhkin sports school on June 19, 2018 in Bronnitsy, Russia. (Photo by Gabriel Rossi/Getty Images)

Paulo Dybala ka qëndruar në stol në ndeshjen Argjentinë – Islandë, por sipas tij kjo nuk ka ndikuar aspak.

Ai e thotë këtë në intervistën e fundit, duke thënë se e pret momentin.

“Nuk ka aspak problem që nuk luajta. Unë vijoj të punoj në çdo stërvitje, sikur do të jem titullar, sepse e ndjej se do të vijë edhe momenti im”.

Paulo Dybala (Getty Images)

“Nëse nuk aktivizohem fare, natyrisht që do zhgënjehem, por ngritja e zërit nuk është mënyra e duhur”.

Ai ka folur edhe për grumbullimin në Botëror, ndërsa mohoi zërat se te Argjentina vendimet i merr Lionel Messi.

“Nuk kam pasur asnjëherë shqetësim grumbullimin, pasi isha i bindur që do më ftonin”.

Argjentina në stërvitje (Getty Images)

“Kam punuar vazhdimisht me kokën ulur për të qenë këtu”.

“Messi e ndjen më shumë situatën, kur punët nuk shkojnë mirë dhe është i pari që dëshiron të marrë përgjegjësitë për të na udhëhequr drejt rezultateve”, ka thënë Dybala. /Telegrafi/