Paulo Dybala ishte ylli i Romën këtë sezon dhe ai dëshiron një rritje të pagës në kontratën e tij të re me klubin, shkruan Corriere dello Sport.
Ylli 29-vjeçar argjentinas nënshkroi për Giallorossët verën e kaluar si transferim i lirë, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare.
Ai është aktualisht lojtari më i paguar në skuadër dhe me golat dhe asistimet e tij ai ka arritur rreth 6 milionë euro neto këtë sezon.
Një faktor kyç në kontratën e Dybalas është klauzola e tij e lirimit prej 12 milionë eurosh, e vlefshme për klubet e huaja.
Roma dëshiron ta heqë këtë dhe të mbrojë yllin e tyre, por kjo me sa duket nuk do të jetë e lirë, edhe pse lumturia e argjentinasit në klub premton shumë.
Sipas Corriere dello Sport, Dybala aktualisht është në pushime deri më 10 korrik, duke shtyrë çdo bisedë për kontratë, por është bërë e qartë se ai dëshiron një rritje në marrëveshjen e re me Romën, veçanërisht pasi klubet nga Liga Premier tashmë e kanë kontaktuar dhe kanë shprehur interesim.
Negociatat do të fillojnë së shpejti mes Romës dhe Dybalas, ku klubi do të përpiqet të gjejë një rrugë të mesme duke shtuar bonuse në marrëveshjen e tij dhe duke hequr klauzolën e lirimit. /Telegrafi/