Site icon Telegrafi

Dy zjarrfikës spanjollë luftojnë kundër zjarrit të rrezikshëm në Valencia

Rreth 300 zjarrfikës kaluan një natë të vështirë duke luftuar një zjarr të madh në Spanjën juglindore që ka djegur rreth 10 mijë hektarë në një zonë tejet të vështirë për t’u arritur, thanë zyrtarët të martën.

Zjarri filloi kur rrufeja goditi zonën Vall de Ebo në provincën e Alicante të shtunën vonë dhe që atëherë është përhapur me shpejtësi, e nxitur nga erërat e forta, duke detyruar evakuimin e më shumë se 1,000 njerëzve, tha qeveria rajonale e Valencias.

“Për momentin, ne po flasim për më shumë se 9,500 hektarë (235,000 hektarë) të djegur me një perimetër prej 65 kilometrash (40 milje)”, tha presidenti rajonal, Ximo Puig, duke e përshkruar zjarrin si “absolutisht të madh”, raporton france24.

“Është një situatë shumë e ndërlikuar… Zjarri po krijon vështirësi të mëdha që janë absolutisht të pamundura për t’u trajtuar me shpejtësinë që do të donim”, pohoi ai.

Ministrja e Brendshme rajonale, Gabriela Bravo tha për televizionin Antena 3 se rreth 300 zjarrfikës po luftonin me flakët, të mbështetur nga 24 aeroplanë dhe helikopterë.

Zjarrfikësit gjetkë në rajon po luftonin gjithashtu dy zjarre të tjera në veri të qytetit të Valencias, me qindra zjarrfikës dhe të paktën 10 aeroplanë zjarrfikës të përfshirë në operacion, thanë zyrtarët.

Më në veri, zjarrfikësit në rajonin e Aragonit po luftonin me një tjetër zjarr të madh që shpërtheu të shtunën dhe ka djegur më shumë se 6,000 hektarë tokë, duke detyruar të paktën 1,500 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version