Site icon Telegrafi

Dy zjarre pyjorë mbizotërojnë në Mugla të Turqisë, edhe pas pothuajse dy javësh

Turqia arriti të frenojë shumicën e 270 zjarreve pyjorë që u përfshinë në jug të vendit javët e fundit.

Sidoqoftë, sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, dy zjarre kërcënojnë ende qytete në provincën jugperëndimore të Muğla.

Ndërkohë bëhet e ditur se një tjetër zjarr që shpërtheu në rrethin Bozdogan të provincës perëndimore të Ajdinit të hënën u fik disa orë më vonë.

Sipas shifrave të fundit nga ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, zjarret në pyjet në rrethet Köyceğiz dhe Milas të Muğla, shtëpia e qyteteve të njohura turistike, janë ende jashtë kontrollit.

Zjarri në Köyceğiz filloi në zonën e shkurreve para se të përhapej në një pyll të madh më 29 korrik.

Zjarrfikësit në terren u përballën me sfidën për t’iu përgjigjur zjarrit në shpatet e një lugine të pjerrët.

Kështu, avionët dhe helikopterët e ujit bënë qindra fluturime për të ndaluar përhapjen e flakëve në zonat e banuara me nëntë helikopterë ishin në zonë të martën për përpjekjet e shuarjes së zjarrit.

Ndryshe, zjarret e para të mëdhenj filluan në Manavgat në provincën Antalia, e cila është fqinje me Muğla, më 28 korrik.

Së shpejti, më shumë zjarre shpërthyen në Antalia, Muğla dhe provinca të tjera jugore, përfshirë Adana dhe Osmaniye.

Hetimet janë ende duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e zjarreve, megjithëse autoritetet kishin shprehur dyshimin e tyre për përfshirjen e grupit terrorist PKK. /Telegrafi/

Exit mobile version