Zjarri në Divjakë rrezikon të djegë ullishtet e Divjakës dhe ka djegur rreth 8 dynym ferra e shkurre.
Zjarrëfikëset e Lushnjes kanë shkuar drejt vatrës së zjarrit dhe po përpiqen për shuarjen e tij, por era e fortë, favorizon përhapjen e flakëve në gjithë zonën.
Një tjetër zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrat e Spitallës në rrethin e Durrësit dhe zjarrëfikëset e Durrësit dhe të portit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po tentojnë të neutralizojnë flakët.
Ndërkohë zjarri po përhapet me shpejtësi, në kodrat e Spitallës. Ky është zjarri i dytë që bie në rrethin e Durrësit, brenda 3 ditësh.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarreve. /Telegrafi/