Site icon Telegrafi

Dy zjarre aktive në Kriva Pallankë

Prej ditës së djeshme rreth orës 14 janë aktiv dy zjarre në Kriva Pallankë, më saktësisht në fshatrat Gabar dhe Osiçe, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në terren kanë dalë edhe zjarrfikës të cilët kanë paralajmëruar se zjarret janë në pozicione të rënda dhe për këtë bëhet më i rëndë aktivizimi i makinerive për ta fikur zjarrin.

Gjithësejt 15 zjarrfikës në tre grupe janë duke u munduar të shuajnë zjarrin, thonë nga Ekipi i zjarrfikësve në këtë qytet.

Shtabi komunal për kriza në këtë rrethinë ka thirr mbledhje për të gjetur mënyra tjera për të fikur zjarrin. /Telegrafi/

Exit mobile version