Ethan Nwaneri është shfaqur si një yll i ri i ri për Arsenalin këtë sezon, pasi ka luajtur tashmë 22 ndeshje për ta në të gjitha garat, por tifozët janë befasuan nga lajmi se ai ende nuk është në gjendje të hyjë në dhomën e zhveshjes së ekipit të parë.
Për këtë ka folur edhe trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta, i cili ka shpjeguar se është një rregull klubi që duhet t’i përmbahen të gjithëve.
Konkretisht, bëhet fjalë për rregullat për mbrojtjen e futbollistëve të rinj, të cilët duhet të jenë të moshës madhore për të hyrë në dhomat e zhveshjes së ekipit të parë, ndaj Nwaneri përgatitet për ndeshjet në një dhomë zhveshjeje krejt tjetër në qendrën stërvitore.
Së bashku me Nwanerin, edhe Myles Lewis-Skelly, një tjetër shpresë e Topçinjve që po merr gjithnjë e më shumë minuta kohëve të fundit, përgatitet për ndeshjet në një dhomën tjetër nga ajo e ekipit të parë, ndërsa të dy ishin golashënues në fitoren e Arsenalit ndaj Man Cityt me rezultat 5-1.
“Unë mendoj se është e veçantë për ta sepse ata janë ende në dhoma të ndryshme të zhveshjes (në terrenin e stërvitjes) për momentin. Ethan ende nuk mund të jetë në dhomën tonë të zhveshjes, gjë që është e pabesueshme. “Ai duhet të vishet diku tjetër edhe në ditën e ndeshjes”, dekalroi Arteta.
Trajneri spanjoll shtoi se është shumë e rëndësishme që dy futbollistët e rinj të jenë bashkë.
“Është e rëndësishme që ata të kenë njëri-tjetrin në këtë moment. Ata kanë besim tek njëri-tjetri dhe po e ndërtojnë besimin së bashku. Ata janë shumë të lumtur që kanë njëri-tjetrin”, shtoi Arteta.
Arsenali ka një tjetër ndeshje që pritet të zhvillohet sonte në orën 21:00, pasi do të vizitojë Newcastle në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Ligës. /Telegrafi/