Site icon Telegrafi

Dy yjet kroatë të NBA-së përfshihen në një sherr të madh në një klube nate në Greqi – njëri nga ta mbetet i shtrirë në tokë

Basketbollistët e Kroacisë, Ivica Zubac (Los Angeles Clippers) dhe Dario Saric (Denver Nuggets) janë përfshirë në një sherr të madh në një klub nate në Greqi.

Në Twitter janë shfaqur informacione tronditëse dhe një video se si përfaqësuesit kroat të basketbollit Ivica Zubac dhe Dario Saric kanë marrë pjesë në një përleshje me grekët në një klub nate në Athinë.

Në publikime thuhet se në konflikt kanë marrë pjesë Zubac, Saric dhe “disa basketbollistë të tjerë kroatë”, të cilët dyshohet se janë përleshur me disa vendas të dehur.

Një foto tregon se si Zubac ka gjak në gju. Postimi me videot e përmendura është fshirë që atëherë, por pamjet tani janë rishfaqur falë TMZ Sports të Amerikës.

Videoja fillon me Zubac duke u përleshur me disa persona, fluturoi edhe një tavolinë dhe më pas shfaqet Saric. Në videon e dytë mund të shihni se si Saric përfundoi në dysheme ndërsa dikush po e godet nga pas.

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja lidhur me përleshjen mes basketbollistëve kroatë në Athinë. Ata shkruajnë se Sariq dhe Zubac fillimisht janë përplasur me mysafirët, e më pas edhe me sigurimin e klubit.

Ata shtojnë se lojtarët kroatë të NBA-së morën mavijosje në krahët dhe këmbët e tyre në konflikt derisa sherri ka nisur me Zubacin që ka pasur një debat të ashpër verbal me dikë. Sariq filloi ta mbronte, por shpejt mori një goditje që bëri që ai të rrëzohej përtokë.

Grekët shkruajnë se kapiteni i Kroacisë për pak kohë ishte shtrirë i palëvizur, pa ndjenja, pasi mori goditje në kokë dhe trup.

Me dy basketbollistët e famshëm që luajnë në NBA ka qenë edhe futbollisti kroat Tin Jedvaj i cili më parë ka luajtur te Roma dhe Leverkusen derisa tani është pjesë e Panathinaikos.

Kujtojmë se kombëtarja kroate e basketbollit mori pjesë në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike javën e kaluar në Greqi.

Basketbollistet kroate luajtën ndeshjen e fundit të turneut të dielën, kur u mposhtën nga nikoqirët në finale dhe kështu mbetën pa paraqitje në Paris. /Telegrafi/

 

Exit mobile version