Telegrafi

Dy vjet më parë u rrënua muri te ura e Ibrit në Mitrovicë, por ende nuk është bërë hapja e sheshit

Strukturat paralele në veriun e Mitrovicës, kishin ndërtuar një mur pranë urës së Ibrit, për të pamundësuar lidhjen dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në dy pjesët e Mitrovicës.

Dy vite më parë, dy ekskavatorëve iu kanë dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut.

Gjatë rrënimit të murit, ishte thënë se më nuk do të ketë mure në atë pjesë dhe ishte është paralajmëruar edhe hapja e urës që lidhë jugun dhe veriun, gjë që nuk ka ndodhur edhe pas dy viteve.

E para që doli për t’i vëzhguar punimet ishte shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostollova, e cila tha se ky është një moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj.