Site icon Telegrafi

Dy vjet nga marrëveshjet e pazbatuara të Brukselit (Video)

Dy vjet më parë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nënshkruan në Bruksel marrëveshjen që përfshinte katër çështje të fushave të ndryshme.

Punimet për revitalizim janë ndalur, e Ura e Ibrit, ende nuk u lëshua për qarkullim.

E, sa i përket kodit telefonik, +383, Kosova e ka marrë, por ai do të jetë i qasshëm në plotni tek në vitin që vjen.

Ndërkohë, në zero fare ka mbetur themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që nga pala kosovare u tha se do të bënte që strukturat paralele të Serbisë të zhdukeshin.

Hiç më mirë punët nuk janë as me marrëveshjen për energjetikën, njofton Klan Kosova.

Kështu pak a shumë po shihet rezultati në teren, dy vjet pasi që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq vunë firmat mbi ujdinë që përfshiu të katër çështjen e lartë përmendura.

Vetë, shefi i qeverisë në Prishtinë, dy vjet pas vënies së firmës në Bruksel, e pranon se ka ngecje të mëdha në Implementimin e ujdisë, por ka edhe progres. /Klan Kosova/

Exit mobile version