Një ish-ushtarak, i cili u përpoq ta grabiste rezidencën gjashtë milionë dollarëshe të Wayne Rooneyt, është burgosur.
Robert McNamara kishte hyrë në shtëpinë e futbollistit anglez gjatë verës, kur ai ndodhej në një ndeshje miqësore. Pas seancave gjyqësore, të mërkurën 25-vjeçari është dënuar me dy vjet e tetë muaj burg.
Gruaja e Rooneyt, Coleen, ka thënë se ishte shqetësuar pas incidentit dhe me net të tëra nuk kishte fjetur nga frika për tre fëmijët e çiftit – njofton Telegrafi.
Në kohën kur McNamara kishte hyrë në shtëpinë e futbollistit në Prestbury të Cheshire, ai ishte duke zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Evertonit, ndërsa edhe gruaja dhe tre djemtë, Kai, Klay dhe Kit, ndodheshin në Old Trafford për ta përcjellë ndeshjen.
Ndryshe, McNamara më herët është diagnostikuar me çrregullim bipolar (psikozë maniako-depresive), pasi kishte shërbyer me forcat ushtarake. /Telegrafi/