Site icon Telegrafi

Dy vite pasi realizoi ‘cover’ këngën e saj, shqiptari Freskim Arifi takon Rihannën në New York

Festim Rama është një këngëtar i ri shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka realizuar ‘cover’ disa këngë të yjeve botërorë, e disa prej tyre ka pasur rastin që edhe ti takojë nga afër.

Një ndër to është këngëtarja me famë botërore nga Barbadosi, Rihanna.

Festimi i cili në publik njihet me nofkën ‘Kimi’, ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një ‘selfie’ të realizuar në krah të super yllit botëror.

Takimi i tyre ka ndodhur rastësisht gjatë një eventi të zhvilluar në qytetin e New Yorkut.

“Shumë i lumtur që të shoh, të dua vajzë”, ka shkruar shqiptari në mbishkrimin e fotografisë.

Se ka një dashuri të madhe për Rihannën si artiste, këtë e dëshmon edhe vet fakti se Kim më parë ka realizuar ‘cover’ një prej baladave të saj më të famshme, “Russian Roulete”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version