Telegrafi

Dy vite më parë u miratua Gjykata Speciale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, dy vite më parë, pikërisht më 3 gusht kanë votuar pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim, që i hapen rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales.

Ndërkohë, gjatë ditës ishte opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit.

Por, Qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshëm për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.