Site icon Telegrafi

Dy vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael

Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt 2021.

Kjo u bë në kuadër të marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi e cila ishte nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në shtator të 2020-ës, në prani të ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Sot kur shënohet 2 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, MPJD ka thënë se presin vazhdimin e bashkëpunimit dhe miqësisë edhe për shumë vite të tjera.

“Sot festojmë 2 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit. Ne jemi krenarë për partneritetin tonë, i cili ka sjellë prosperitet për të dy vendet. Ne presim vazhdimin e bashkëpunimit dhe miqësisë për shumë vite të tjera”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, u cilësua nga të dyja vendet si historik dhe ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në mënyrë virtuale.

Marrëveshja ishte nënshkruar nga ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabriel Ashkenazi. /Telegrafi/

Exit mobile version