Site icon Telegrafi

Dy vite nga “e enjtja e përgjakshme” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Sot bëhen dy vite nga “e enjtja e përgjakshme” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kur aktivistë të OBRM-PDUKM-së u futën dhunshëm në hapësirat e Kuvendit dhe sulmuan fizikisht deputetët e qeverisjes së re.

Ndër të përgjakurit ishte edhe kryeministri i tanishëm, Zoran Zaev, ndërkaq Ziadin Sela ishte ndër caqet e dhunuesve, të cilët ushturan një dhunë të tmerrshme ndaj tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë ngjarje, 33 persona u akuzuan, ndër të cilët disa janë amnistuar, e disa janë dënuar. Opinioni ende pret në zbulimin e organizatorëve kryesorë.

Lexo po ashtu Ngjarjet e 27 prillit të përgjakshëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjithsej 211 vite burg janë shqiptuar për 16 të akuzuar. Ndaj 31 prej të akuzuarve rëndoi akuza e kërcënimit terrorist ndaj rendit kushtetues, kurse dy prej tyre u akuzuan për nxitje. Pas miratimit të Ligjit për amnisti, 15 prej tyre janë falur.

Ndër të falurit janë edhe disa deputetë të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version