Site icon Telegrafi

Dy vite burg me kusht për Ivona Talevskën

Redaktorja e TV Sitel, Ivona Talevska, e ka pranuar akuzën në lëndën “Tifani” të PSP-së, ku ajo akuzohet për evazion fiskal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu, gjykata e dënoi atë me dy vite burg me kusht, nëse në katër vitet në vazhdim nuk e përsërit këtë vepër penale.

Ajo do të duhet ta kthej tërë shumën tatimore të cilën nuk e ka paguar, si menaxhuese e një firme, si edhe tatimin personal. Gjithashtu, Talevska do të paguaj mbi njëmijë euro për harxhimet për ekspertizën, si edhe njëmijë euro tjera si dëme dytësore.

Talevska ka të drejtë ankese në 15 ditët në vijim./Telegrafi/

Exit mobile version