Telegrafi

Dy vetura zyrtare përfshihen në aksident (FOTO)

Para pak çastesh në Prishtinë ka ndodhur një aksident ku janë përfshi dy vetura zyrtare.

Siç mëson “zeri.info”, të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, janë përfshirë dy vetura zyrtare, njëra e Policisë së Kosovës dhe tjera me targa diplomatike.

Po ashtu, “Zëri’ mëson se deri tek aksidenti ka ardhur pasi ngasësi i veturës së Administratës Tatimore të Kosovës është ndalur në gjysmë të vijave të bardha dhe ka bërë që këto dy vetura të frenojnë ku dhe kanë pësuar aksident.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Policia është në vendin e ngjarjes.