Site icon Telegrafi

Dy vetura të djegura në Shkup

Më 01.04.2018, rreth orë 1:40 në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Shkup, është djegur vetura “Alfa Romeo” me targa të Shkupit, pronë e O.P.(44) nga Shkupi.

Në datën e njejtë, në ora 5:55 minuta në Njësinë për informim dhe komandë – Shkup, nga ana e Brigadës për mbrojtje nga zjarret është pranuar paraqitje për djegie të veturës “Nissan Navara” me targa të Shkupit në bulevardin “Jane Sandanski”, saktësisht në vend parkimin e QT “Tri Perla”, që sipas regjistrit të MPB-së është pronë e A.S.(62) nga Shkupi, por në ndërkohë e blerë nga Lj.T.(59) nga Shkupi. Policia po ndërmerr masat e duhura për zbardhjen e plotë të rasteve./Telegrafi/

Exit mobile version